×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tri viktima dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    02 September 2021 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri janë shënuar tri raste të vdekjes dhe 982 raste të reja me COVID-19, nga kryerja e mbi 5.700 testime.

    Numri më i madh janë 275 raste në Tiranë, 102 në Shkodër dhe 73 raste në Durrës.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht janë 10.592 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

    Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

    Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë, duke e bërë që në total numri i personave që kanë vdekur nga fillimi i pandemisë të shkojë 2.501.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark