Tribunali i Hagës nis leximin e vendimit për Karaxhiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tribunali i Hagës nis leximin e vendimit për Karaxhiqin

    Insajderi
    24 March 2016 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë nisur leximin e vendimit në rastin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili përballet me disa akuza për gjenocid dhe krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për veprimet e tij gjatë luftës në Bosnjë gjatë viteve ’90.

    Tribunali Ndërkombëtar pritet ta japë vendimin sot, duke përmbyllur gjykimin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës.

    Karaxhiqi është personi i nivelit më të lartë që përballet me drejtësinë në Tribunalin e Hagës, për veprat e kryera gjatë një lufte etnike gjatë dy dekadave, që lanë të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz.

    Akuza kryesore është se Karaxhiqi, i arrestuar në vitin 2008, pas 11 viteve në arrati, si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.

    Hetuesit thonë se ai ishte një gjenocid. Një akuzë e dytë për gjenocid përfshin udhëheqjen e një fushtate nga ana e tij, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë dhe kroatëve nga të gjitha qytetet në vend.

    Karaxhiqi, 70 vjeçar, mund të marrë vendimin për burgim të përjetshëm, për akuzat për gjenocid dhe nëntë akuza të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark