Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 8 Marsit, Ditës së Gruas ka publikuar një video me gratë në uniformë.
Ajo i ka falënderuar gratë në uniformë për shërbimin, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Trimëri! Guxim! Përkushtim! Bashkë me gratë tona në uniformë. Falënderuese për shërbimin e përditshëm për Republikën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë!”, ka shkruar Osmani.