Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë

    Insajderi
    19 September 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tritol banesës së deputetit në Shqipëri, momenti i shpërthimit të fortë

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas burimeve jozyrtare mësohet se është banesa e deputetit Xhelal Mziu.

    Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mengjesit, dhe lenda plasese është vendosur në murin rrethues të banesës. Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, raporton Euronewsalbania.

    “Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark