Trondit deklarata e aleatit të Erdogan: Nëse është e nevojshme do të futemi në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trondit deklarata e aleatit të Erdogan: Nëse është e nevojshme do të futemi në Gaza

    Insajderi
    24 October 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleati i Erdogan, Devlet Bakhceli, në një fjalim në grupin parlamentar të Partisë së Veprimit Nacionalist tha se nëse është e nevojshme të shkojmë në Gaza. Kjo deklaratë ka shkaktuar shqetësim serioz në komunitetin ndërkombëtar.

    “Nëse duhet të shkojmë në Gaza, askush nuk duhet të shqetësohet,” tha Bakhceli në fjalimin e tij.

    “Me ndihmën e Zotit, me admirimin në xhaminë Al-Aksa, ne e dimë shumë mirë se mund të shkojmë kudo që të kemi nevojë dhe para agimit”, shtoi politikani turk.

    “Nuk duhet të vdesin fëmijët, nuk duhet të vdesin foshnjat dhe gratë. U shkatërrofshin tiranët, mallkoni kasapët. Nuk ka asnjë shpresë nga Konferenca Islamike, asnjë rezultat nuk ka ardhur nga Konferenca e Paqes në Kajro për Gazën”, shtoi Bakhceli.

    “Shtetet islame shikojnë të pafuqishme bombardimin e Gazës. Epo, mbrojtja e Gazës është përgjegjësi e popullit turk. Ose do të arrihet një armëpushim dhe të gjitha palët do të ulen në tryezë për zgjidhjen me dy shtete, ose Turqia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të mbrojtur Gazën në mënyrën më të ashpër, më efektive dhe superiore”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark