Trondit Xheneta, thotë se u kërcënua nga i dashuri i ish-banores së BBVK - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Trondit Xheneta, thotë se u kërcënua nga i dashuri i ish-banores së BBVK

    Insajderi
    15 June 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banoret e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.

    Kjo erdhi pas një situate të ndodhur javën e kaluar në programin “E diell” në Top Channel.

    Kaderit i ngeli hatri kur në një moment Xheneta përmendi ish-partnerin e saj në studio, Lumbardh Salihun, gjë që bëri ta lë studion.

    E tani ato shihet se nuk ndiqen më në Instagram dhe modelja në ditën e sotme (e diel) në po të njëjtin program zbuloi se u kërcënua nga i dashuri i saj aktual.

    Teksa po fliste për ngjarjen dhe një temë të ngjashme, ajo tha: “Ka qenë javën e kaluar me mysafiren në fjalë, dhe më ka marrë i dashuri i saj e nuk e di se çfarë e ka, më ka marrë i dashuri i saj në telefon dhe më ka kërcënuar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark