Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë se në biseden e fundit që kishte me kryeministri Albin Kurti, ky i fundit i nxori një dosjen kundër tij.
Sipas Abazit, kjo dosje ishte shkruar nga Dejona Mihaili, me kritika ndaj tij.
“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxejrrë dosjen e krijuar nga Dejona Mihaili…. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin, kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai.
Abazi ka treguar se në përmbajtjen e dosjes përmendur një debat që e kishte pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.
“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë punë ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.
“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa ju dhënë fjala, Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dh kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij. Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja morri fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafirë në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai në Debat Plus.