Tronditëse/ 30-vjeçari i hyn në banesë gruas dhe tenton ta përdhunojë, plagos me thikë edhe djalin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditëse/ 30-vjeçari i hyn në banesë gruas dhe tenton ta përdhunojë, plagos me thikë edhe djalin

    Insajderi
    10 May 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një 30-vjeçar i ka hyrë në banesë një gruaje dhe ka tentuar ta përdhunojë.

    Shtetasi Kol Gecaj ka plagosur me thikë edhe djalin e 48-vjeçares, pasi kishte ndërhyrë në momentit që ai kishte hyrë në banesë.

    Autori është një emër i njohur për policinë, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër

    Hyri në banesën e një shtetaseje, tentoi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe goditi me thikë djalin e saj, vihet në pranga 30-vjeçari.

    Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

    K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

    Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark