×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditëse në Mal të Zi: Sot protestohet për vrasjen e 18 vjeçares shqiptare

    Insajderi
    03 October 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tuz të Malit të Zi ditë më parë, ku një 18-vjeçare shqiptare është ekzekutuar nga partneri i saj. Plumbat nuk kanë kursyer as gjyshen e saj, e cila vdiq për shkak të plagëve të marrë, ndërsa babi i saj mbeti i plagosur.

    Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku partneri i shkoi në shtëpi 18-vjeçares, Shejla Bakija dhe e la të vdekur në vend. Partneri i saj, Ilir Gjokaj është ende në kërkim.

    Mësohet se Shejla Bakija e kishte denoncuar më 26 gusht partnerin e saj pasi ai e kishte dhunuar fizikisht. Por ai nuk u mbajt në burg pasi sipas Prokurorisë në Podgoricë në këtë rast nuk kishte vepër penale.

    Ndërkohë, qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj.

    Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj.

    “Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë.

    Reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e saj dhe një mesazhi shkruar në veten e parë.

    “Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim”, shkruhet në rrjet për të.

    Ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi kjo ngjarje e rëndë. 

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark