Menaxhmentit të Barcelonës iu është komunikuar dëshira që mbrojtësi nga Uruguai, Ronald Araujo, të largohet nga klubi.
Kështu po raporton gazetari i ‘Relevo’, Alex Pintanel, pa dhënë shumë detaje, shkruan Insajderi.
Më herët, gazetari italian, Fabrizio Romano, raportoi se Juventus tashmë kishte kontakte të drejtpërdrejta me Barcelonën dhe lojtarin.
Juventus u inkurajua për blerje nga Araujo, sipas gazetarit italian.
E gjithë kjo pritet të ndodhë në kohën kur Barcelona po vuan lëndimin e Inigo Martinez, i cili pritet të mbetet jashtë fushave të blerta për katër javë. /Insajderi.org/