Tronditet Bayerni, pritet të jetë gjatë pa një tjetër yll të skuadrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Bayerni, pritet të jetë gjatë pa një tjetër yll të skuadrës

    Insajderi
    18 September 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich ka marr një goditje të madhe.

    Mbrojtësi kroat, Josip Stanisic do të jetë jashtë fushave për një kohë ende të pacaktuar.

    25-vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme të Champions League, ndaj Chelseas, ku Bayern shënoi fitore me rezultat 3-1.

    ”FC Bayern do të jetë pa Josip Stanišić për një të ardhme të parashikueshme. Mbrojtësi pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit medial në gjurin e djathtë gjatë fitores hapëse të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Chelseat (3-1). Diagnoza u konfirmua gjatë një ekzaminimi të kryer nga njësia mjekësore e FC Bayern.”, thuhet në njoftimin e klubit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark