×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Juventusi- Një nga lojtarët kyç pëson lëndim të rëndë, do të jetë jashtë fushës për 6-8 muaj

    Insajderi
    03 October 2024 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitorja e madhe e Juventusit ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve 2-3 u la në hije nga lajmi se për shkak të një dëmtimi, ata mbetën pa një shtyllë të mbrojtjes dhe një nga lojtarët kyç, Gleison Bremer, deri në fund të sezonit.

    Braziliani u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas gjashtë minutash për shkak të një problemi në gjurin e majtë, i cili u dëmtua pas duelit me Lois Openda dhe ajo që u dyshua fillimisht, fatkeqësisht u realizua.

    Ligamentet e përparme të kryqëzuara u dëmtuan, Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni dhe sezoni për të ka përfunduar.

    Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë midis gjashtë dhe tetë muajsh, që sigurisht është një goditje e madhe për ambiciet e kampionatit të Juventusit.

    Në mungesë të Bremerit, Gati dhe Kalulu ka gjasa të formojnë çiftin qendror të mbrojtjes, me francezin që pritet të kenë avantazhin ndaj Danilos.

    Në ndeshjen ndaj Leipzigut u lëndua edhe Nico Gonzales, i cili problemet me muskulin e kofshës do ta mbajnë jashtë fushës për disa javë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark