×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditet Lezha, vritet me armë efektivi i policisë

    Insajderi
    28 September 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është vrarë gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës. Mësohet se 44-vjeçari, Sajmir Hoxha, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit, si dhe kanë shoqëruar disa persona për vrasjen. Polici i vrarë dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kune-Vain, kultivohet drogë.

    Viktima Sajmir Hoxha ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

    Njoftimi i Policisë

    Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

    Si pasojë, është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark