Tronditet Shqipëria, vriten tre persona në mesnatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditet Shqipëria, vriten tre persona në mesnatë

    Insajderi
    21 July 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje ka ndodhur pranë mesnatës në qytetin e Memaliajt në Shqipëri, ku në një atentat me armë zjarri u vranë tre persona.

    Siç raporton Euronews Albania, viktimat janështetasit Shyqo Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela, 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Adriatik Kalemi 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

    Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.

    Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.

    Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate në Greqi për ta eliminuar fizikisht.

    Atentatit i ka shpëtuar dhe vëllai i Adriatikut, Zamir Kalemi, ndaj automjetit të të cilit u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të mbikalimit të Selitës në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark