Tronditet Spanja, 15 vjeçari vret prindërit dhe vëllain pasi e qortuan për nota të dobëta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tronditet Spanja, 15 vjeçari vret prindërit dhe vëllain pasi e qortuan për nota të dobëta

    Insajderi
    12 February 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë prindërit dhe vëllain 10-vjeçar pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë. Sipas policisë spanjolle, tragjedia, e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elche, 20 km në juglindje të Alicante u zbulua mbrëmë nga një grua që shkoi në shtëpinë e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm prej ditësh.

    “Gruaja, e cila ishte motra e viktimës shkoi në shtëpi sepse nuk po komunikonte dot me familjarët dhe më pas nipi i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë e tij”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

    Policia ka gjetur tre trupa brenda shtëpisë. Ai arrestoi të miturin, i cili kishte qëndruar në shtëpi me kufomat për 3 ditë. 15-vjeçari tha se pati një sherr me nënën e tij për notat në shkollë, më pas mori armën e të atit për ta vrarë,  dhe më pas qëlloi vëllain e tij 10-vjeçar dhe në fund babain e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark