×
  • Sport
  • Sport

    “Tronditet” Spanja, mediat amerikane e bëjnë fakt të kryer largimin e ….

    Insajderi
    16 July 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja finale e Euro 2024 përballë Anglisë, mund të ketë qenë e fundit për Luis de la Fuente në drejtimin e Spanjës.

    Tekniku 63-vjeçar ishte protagonist absolut, në triumfin e “Iberikëve”, për herë të 4-t, në një Kampionat Evropian, mirëpo kur të gjithë prisnin nisjen e një epoke dominuese nga “Furitë e Kuqe”, duket se strategu i pankinës ka bërë të tjera plane.

    Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes amerikane, “Washington Post” ajo që publikon lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.

    Më tej në raportim thuhet se përfaqësuesit e De la Fuente i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Gregg Berhalter, një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Evropian.

    Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim, nëse “iberiku” do të largohet me të vërtetë nga stoli i Kombëtares spanjolle apo do të qëndrojë për të udhëhequr djemtë e tij edhe drejt triumfit të madh, në vitin 2026, kohë kur do të zhvillohet Kampionati Botëror, në Amerikë, Meksikë e Kanada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark