Tronditet Zvicrra | Katër persona gjinden të vdekur, u hodhën nga kati i shtatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tronditet Zvicrra | Katër persona gjinden të vdekur, u hodhën nga kati i shtatë

    Insajderi
    24 March 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra është tronditur nga një ngjarje makabre. Katër persona janë gjetur pa shenja jete në Montreux, afër Gjenevës.

    “Njerëzit u hodhën nga kati i 7-të i një ndërtese”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

    Sipas një dëshmitari që ka qenë i pranishëm në vendngjarje, personat kanë qenë të shtrirë në tokë pa këpucë.

    Ngjarja ka ndodhur afër një kazino dhe nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja e tmerrshme.

    Policia e kantonit Vaud njofton se një person është në gjendje të rënda, ndërsa katër viktima janë të konfirmuara deri më tani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark