×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tronditja e Kosovës nga ministrja Haxhiu- Asnjë dorëheqje, asnjë arrestim

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjashtë vite pas vdekjes së tij misterioze në qendrën e paraburgimit në Prizren, tronditi Kosovën.

    Mirëpo ende asnjë dorëheqje dhe asnjë arrestim nuk është raportuar rreth zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftoi në konferencën e jashtëzakonshme duke thënë se i di emrat e personave që kanë pasur qasje në laborator dhe se me ta po merren organet e drejtësisë, ndërkohë shtoi që veprime priten edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkruan Insajderi.

    Haxhiu tutje ka thënë se i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria.

    “Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës”, është shprehur Haxhiu.

    Haxhiu tutje ka deklaruar se sot të përfundojë puna në suspendimin sepse legjislacioni nuk lejon menjëherë shkarkimin.

    “Komisioni disiplinor i Instituti të Mjekësisë Ligjore ka marrë kërkesë për adresim të veprimeve, sot të përfundojë puna në suspendimin sepse legjislacioni nuk lejon menjëherë shkarkimin. Në përputhje me kompetencat e mia, do t’i ndërmarr masat”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark