Tragjedi në Istog -Gjendet i vdekur një person brenda veturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Istog -Gjendet i vdekur një person brenda veturës

    Insajderi
    18 August 2025 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Çerkolez të Istogut, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture.

    Policia e Kosovës ka marrë njoftimin rreth orës 16:00 për një automjet të dyshimtë, në të cilin ndodhej një person që nuk jepte shenja jete.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Insajderin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    “Një mjek ka konstatuar vdekjen e personit”, tha Gashi, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

    Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë kompetente, të cilat po merren me hetimin e plotë të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark