Trump akuza Katarit: Sponsor i madh i terrorizmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump akuza Katarit: Sponsor i madh i terrorizmit

    Insajderi
    10 June 2017 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump akuzoi Katarin për sponsorizimin e terrorizmit në nivelet më të larta, në një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të konfliktit diplomatik me një prej partnerëve më të rëndësishëm ushtarak të Amerikës në Lindjen e Mesme.

    Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të premten, numri një i Uashingtonit tha se kishte ardhur koha për t’i bërë presion Katarit t’i japë fund financimeve dhe ideologjisë së tij ekstremistë.

    “Shteti i Katarit, fatkeqësisht ka qenë historikisht financues i terrorizmit në një nivel tepër të lartë. Vendosa së bashku me sekretarin e shtetit Rex Tillerson, gjeneralët tanë dhe ushtarakët se ka ardhur koha t’i kërkojmë Katarit t’i japë fund këtyre financimeve dhe gjithashtu ideologjisë ekstremiste”, tha Trump.

    Komentet e tij shënojnë ndërhyrjen më të drejtpërdrejtë lidhur me krizën që ka përfshirë vendet e Gjirit që prej së hënës, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj në rajon nisën një fushatë të koordinuar diplomatike dhe ekonomike për izolimin e Katarit.

    Më herët gjatë javës, kreu i Shtëpisë së Bardhë mori meritat për bllokadën në një seri postimesh në “Twitter”.

    Të premten, Trump tha se liderët arabë, të cilët i kishte takuar në Arabinë Saudite muajin e kaluar, i kishin kërkuar të sfidonte Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit dhe aleancë me Iranin.

    Ndërhyrja e presidentit amerikan vjen pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj sanksionuan disa organizata dhe 59 individë të akuzuar për lidhje me militantët islamikë, shumica e të cilëve nga Katari ose të lidhur me gadishullin e vogël, por shumë të pasur me naftë. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark