×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump apo Biden? Ja kë mbështet Elon Musk, dhuron para për fushatë

    Insajderi
    13 July 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk, njeriu më i pasur i botës i cili ka kritikuar përgjatë kohëve të fundit Presidentin Amerikan Joe Biden për politikat e migracionit dhe sindikatat, mësohet se ka dhuruar para për një komitet të veprimit Politik që mbështet fushatën presidenciale të republikanit dhe ish presidentit amerikan Donald Trump.

    Ishte media Bloomberg e cila raportoi lajmin, por deri më tani nuk ka asnjë detaj mbi shumën që kreu i Space X dhuroi për fushatën presidenciale të republikanëve.

    Dhurimi I fondeve për një fushatë presidenciale vjen pasi në muajin mars Elon Musk deklaroi se nuk do të shpenzonte para as për Donald Trump dhe as për Joe Biden.

    Megjithatë pas kësaj deklarate sipas asaj që raportoi New York Times raportoi, Elon Musk mbajti një takim me ish presidentin Amerikan Donald Trump dhe donatorët e tij në Florida.

    Njeriu më i pasur i botës është në mesin e dhjetëra donatorëve që po dhurojnë paratë e tyre për fushatën presidenciale të republikanit Donald Trump, ndërkohë që e kundërta po ndodh me presidentin Aktual Joe Biden, për të cilin demokratët dhe donatorët e kësaj partie janë të shqetësuar pas performacave të tij të dobëta ne daljet e tij publike.

    Dhurimi i Elon Musk është bërë përmes Komitetit të Veprimit Politik , organizata këto që përjashtohen nga taksat dhe nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejt me fushatat presidenciale të asnjë kandidati.

    Por këto organizata përdorin fondet e dhuruar për të mbështetur kandidat të caktuar, ose për të bërë fushata kundër kandidatëve që nuk pëlqejnë bazuar në reformat politike që ata prezantojnë./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark