Kandidati kryesor i Partisë Republikanë për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Rafael Cruz, babai i rivalit të tij Ted Cruz, ka qenë i lidhur me njeriun që ka vrarë presidentin John Kennedy.
Mediumni National Enquirer ka publikuar një foto ku shihet Rafael Cruz me vrasësin e presidentit Kennedy, Lee Harvey Oswald. Por, Ted Cruz ka thënë se ky artikull është i rrejshëm dhe bëhet në kohë fushatë kundër tij.
“Çfarë ishte duke bërë ai me Lee Harvey Oswald, vetëm pak kohë para vdekjes? Para vrasjes?,” ka thënë Trump, njofton BBC.
Por, zyrtarët që po menaxhojnë fushatën e Ted Cruz kanë hedhur poshtë këto akuza.
“Trump është i shkëputur prej realitetit, dhe komentet e tij të pavërteta tregojnë se ai është dëshpërimisht i interesuar për vëmendje,” kanë thënë ata përmes një komunikate për media.
Më herët, tabloidi National Enquirer ka publikuar një lajm gjoja se Ted Cruz ka disa afera jashtëmartesor. Por, asnjëehrë nuk ka dhënë prova për një gjë të tillë./Insajderi.com