
Presidenti Donald Trump doli kundër një plani izraelit ditëve të fundit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, bënë të diturdy zyrtarë amerikanë të dielën.
“A kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po flasim fare për ndjekje të udhëheqjes politike”, tha një nga burimet e Reuters në administratën e lartë amerikane.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se zyrtarët e lartë amerikanë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë që kur Izraeli nisi një sulm masiv ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin iranian bërthamor.
Ata thanë se izraelitët raportuan se kishin një mundësi për të vrarë udhëheqësin më të lartë iranian, por Trump i detyroi të hiqnin dorë nga plani.
Zyrtarët nuk bënë të ditur nëse vetë Trump e përcolli mesazhin. Por Trump ka qenë në komunikime të shpeshta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Trump ka shpresuar për një rifillim të negociatave SHBA-Iran mbi programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet që ishin planifikuar të zhvilloheshin të dielën në Oman u anuluan si pasojë e sulmeve ajrore. /Insajderi.org/