Trump beson se mund ta ndalë edhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump beson se mund ta ndalë edhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfundimisht do të ketë sukses në zgjidhjen e luftës që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.

    Trump u mburr edhe një herë se kishte “zgjidhur shtatë luftëra” dhe shtoi se “jemi afër zgjidhjes së një të tete”.

    “Mendoj se do të përfundojmë duke zgjidhur situatën e Rusisë [luftën në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës], e cila është e tmerrshme. Shtatë mijë njerëz vdiqën javën e kaluar, meqë ra fjala, midis Rusisë dhe Ukrainës. Mendoj se do ta zgjidhim këtë”, tha Trump.

    Ai theksoi se nuk beson se “dikush në histori ka zgjidhur kaq shumë”.

    Trump tha së fundmi se zgjidhja e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës, ka rezultuar të jetë më e vështirë sesa arritja e paqes në Lindjen e Mesme.

    Ai gjithashtu vuri në dukje se tarifat janë një pjesë e rëndësishme e aftësisë së tij, për të bërë marrëveshje paqeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark