Donald Trump është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Betohem solemnisht (ose pohoj) se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara me të mirën e mundësive të mia”, tha Trump në betimin e tij.
Betimi Presidencial është specifikuar në Nenin II, Seksioni 1 i Kushtetutës së SHBA. Betimi për zyrtarët e tjerë federalë, përfshirë zëvendëspresidentin, nuk është në Kushtetutë.