Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për herë të parë për Evropën Lindore.
Ai ka kërkuar falje për bombardimet ndaj serbëve, duke thënë se nëse ai fiton, do të zhvillojë politika të reja për Ballkanin.
“Bombardimi i serbëve, të cilët ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, qeveria e Clinton ju ka shkaktuar atyre një dëm shumë të keq, ku bëri rrëmujë në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Trump.
Gjithashtu, ai shtoi se, nëse do të bëhet president, do të forcojë lidhjet me Qeverinë e Beogradit, shkruan gazeta serbe Nedeljnik.
Trump në intervistën e parë me mediet serbe, foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe luftën kundër ISIS-it.
Po ashtu, ai ftoi edhe votuesit serbë, të cilët jetojnë në Amerikë, të votojnë për të./Insajderi.com