Kandidati republikan, Donald Trump, ka thënë se plani i politikës së jashtme që ka bërë Hillary Clinton, do të shkaktojë luftën e tretë botërore.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fokusohen në mposhtjen e Shtetit Islamik dhe jo ta bindin presidentin sirian Bashar al-Assad të tërhiqet nga lufta.
Ndërsa kandidatja demokrate Hillary Clinton ka thënë se në Siri nuk duhet të ndalohen zonat fluturuese, për shkak se do të nxisnin konflikt me aeroplanët rusë, shkruan BBC.
Në fushatën e saj Clinton e akuzoi Trumpin se po mbjellë frikë tek amerikanët.