Trump del me sugjerim për Amerikën se si duhet ta sulmojë Rusinë, përmend Kinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump del me sugjerim për Amerikën se si duhet ta sulmojë Rusinë, përmend Kinën

    Insajderi
    07 March 2022 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë.

    Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin. Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton Yahoonews.

    Kështu që ai parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte avionët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.

    “Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.

    “Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.

    Trump më parë ka lavdëruar Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, e cila gjë shkaktoi reagime të ashpra tek demokratët dhe disa republikanë të shquar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark