Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.
Fitorja e zonjës Cinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përketë delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.
Megjithatë, zonjës Clinton i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta siguroj nominimin demokart për presidencë.
Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë.