Trump dhe Clinton arritën fitore në 7 prej 12 shteteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump dhe Clinton arritën fitore në 7 prej 12 shteteve

    Insajderi
    02 March 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projeksionet tregojnë se republikani, Donald Trump, dhe demokratja, Hillary Clinton, kanë arritur fitore në zgjedhjet për nominim partiak në ditën e njohur si “Super e Martë”, meqë këtë ditë mbahen votime në më së shumti shtete.

    Clinton dheTrump fituan në 7 prej 12 shteteve të Shteteve të Bashkuara, që votuan dje, sipas projeksioneve nga rrjetet televizive, CNN, Fox News, e të tjera.

    Kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Masaçusets, Virxhinia, Arkanzas, Vermont dhe Tenesi, ndërsa demokratja Hillary Clinton, fitoi në Alabama, Gjorgjia, Tenesi, Teksas, Arkanzas, Masaçusets dhe Virxhina.

    Rivali i saj, Bernie Sanders, që përshkruhet si demokrat socialist, sipas projeksioneve fiton në shtetin e tij, Vermont, dhe Okllahoma e Kolorado.

    Rivali i zotit Trump në mesin e republikanëve, senatori Ted Cruz, ka fituar në shtetin e tij, Teksas dhe në Okllahoma. Kandidati tjetër republikan, senatori Marco Rubio, fitoi në Minesota.

    Presidentit aktual, Barack Obama, i kalon edhe mandati i dytë, kështu që pasardhësi i tij do të zgjedhet më 8 nëntor të këtij viti./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark