
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se Sean “Diddy” Combs kishte kërkuar një falje presidenciale për çështjen penale kundër tij.
Gjatë një bisede me CNN për një falje të mundshme për ish të dashurën e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxëell, Trump tha se “shumë njerëz më kanë kërkuar falje”, përfshirë Combs i cili të premten u dënua me 4 vite e 2 muaj burg për dy akuza transportimi me qëllim prostitucionin.
Në gusht, një nga avokatët e Combs tha se kishin kontaktuar me administratën Trump për mundësinë e një faljeje.
Në një intervistë të mëparshme, Trump kishte nënkuptuar se nuk kishte gjasa ta falte Combs: “Isha shumë miqësor me të, shkoja mirë me të dhe dukej tip i këndshëm. Nuk e njihja mirë. Por kur garova, ai ishte shumë armiqësor.”
Trump shtoi se kjo e bëri “më të vështirë” faljen e Combs.
Të hënën, avokatët e reperit i kërkuan gjykatësit të çështjes, Arun Subramanian që t’i rekomandonte Byrosë së Burgjeve që Combs të vendoset në një njësi rehabilitimi të sigurisë së ulët në Fort Dix në New Jersey ku ai mund të merret me “problemet e abuzimit të drogës” dhe “të maksimizojë vizitat familjare dhe përpjekjet për rehabilitim”. / abcnews.al /