Donald Trump ka thënë se një “ditë e madhe”, është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke dhënë kështu njoftimin për ndërtimit të murit në kufirin mes ShBA-as dhe Meksikës.
Presidenti i ri amerikan pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutive në lidhje me emigracionin dhe sigurinë kufitare gjatë disa ditëve të ardhshme.
Kjo do të kufizoj hyrjen e refugjatëve dhe një “verifikimi ekstrem”, të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane nga Lindja e Mesme dhe Afrika, shkruan BBC.
Në një tweet Trump ka thënë se “është një “ditë e madhe”, e planifikuar nesër për sigurinë kombëtare, në mesin e shumë gjërave të tjera ne do ta ndërtojmë murin” .
Ndërtimi i një muri 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. /Insajderi.com