Trump e quan “të drejtë” tarifën 80% ndaj Kinës, SHBA dhe Pekini drejt bisedimeve për uljen e tensioneve tregtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump e quan “të drejtë” tarifën 80% ndaj Kinës, SHBA dhe Pekini drejt bisedimeve për uljen e tensioneve tregtare

    Insajderi
    09 May 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se tarifat 80% për mallrat kineze “duken të drejta” ndërsa përfaqësuesit përgatiteshin për bisedimet e fundjavës për të frenuar një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

    Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent dhe kryenegociatori i tregtisë Jamieson Greer do të takohen me carin ekonomik kinez He Lifeng në Zvicër për bisedime që mund të jenë hapi i parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre tregtare.

    “Kina duhet të hapë tregun e saj në SHBA – do të ishte shumë mirë për ta!!! Tregjet e mbyllura nuk funksionojnë më!!!” tha Trump në një postim të Truth Social.

    “Tarifa 80% ndaj Kinës duket e drejtë”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.

    Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka rritur taksat për importet nga Kina në 145%, përveç atyre që vendosi për shumë mallra kineze gjatë mandatit të tij të parë dhe detyrimeve të vendosura ndaj Pekinit nga administrata Biden.

    Kina u kundërpërgjigj duke vendosur kufizime të eksportit për disa elementë të tokës së rrallë dhe duke rritur tarifat për mallrat amerikane në 125%, përveç taksave shtesë për produkte të zgjedhura, duke përfshirë sojën dhe gazin natyror të lëngshëm.

    Bisedimet e fundjavës në Gjenevë janë përshkruar nga zyrtarët e administratës Trump si një hap drejt uljes së tensioneve me Kinën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark