Donald Trump është ksenofobik dhe fashist. Kështu ka deklaruar ylli i Hollywoodit, George Clooney, kur është pyetur rreth kandidatit republikan për president, Donald Trumpit.
Clooney nuk i kurseu aspak fjalët negative për multi-miliarderin amerikan gjatë një interviste për tabloidin anglez The Guardian, raporton Insajderi.
“Trump është një oportunist, më keq akoma një fashist, një fashist ksenofobik”, thotë ai.
Megjithatë, aktori nuk është shprehet optimist duke iu referuar një shprehjeje të Winston Churchill.
“Mund t’u besojmë amerikanëve se do të bëjnë zgjedhjet e duhur pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë e tjera”, shtoi Clooney.
Clooney në 2012 mblodhi më shumë se 12 milionë dollarë brenda një nate për të financuar fushatën e Barack Obamas në betejën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.