Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

    Insajderi
    13 March 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump tha se i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.

    “Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur”, tha presidenti amerikan para gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Ai nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, tha 78-vjeçari.

    Witkoff raportohet se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’.

    Trump gjithashtu iu referua konferencës për shtyp të Putinit me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

    Ai tha se presidenti rus dha një deklaratë premtuese, por këmbënguli se ajo nuk ishte e plotë dhe përsëriti se është i gatshëm të bisedojë me liderin rus për propozimin e armëpushimit.

    Trump gjithashtu u distancua nga kritikat e dikurshme të mëdha ndaj NATO-s dhe e lavdëroi Rutten për rolin e tij, duke thënë se ai ka bërë “një punë vërtet të mirë”.

    Ndryshe, Rutte do të diskutojë me liderin amerikan për luftën në Ukrainë dhe vazhdimin e ndihmave për këtë vend që po lufton kundër pushtuesve rusë që nga viti 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark