Donald Trump ka fituar tre shtete më shumë, Michiganin, Misisipin dhe Hawaiin, në përpjekjen e tij për të qenë nominimi i Partisë Republikane të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë.
Në garën Demokratike, Bernie Sanders mori një fitore surprizë në Michigan, por Hillary Clinton shtoi epërsinë e saj të përgjithshme me një fitore të madhe në Misisipi. Ted Cruz fitoi vetëm një garë në Idaho.
Aktualisht, Clinton ka fituar në 13 prej 22 shteteve dhe sipas rrjetit CNN, tash i ka 1,238 delegatë, ndërsa Sanders i ka 572 delegatë. Për ta fituar nominimin partiak nevojiten 2,382 delegatë, shkruan BBC.
Rrjedhimisht, duket se Hillary Clinton tashmë është fokusuar në zgjedhjet e përgjithshme më 8 nëntor. /Insajderi.com