Trump: Herët të diskutohet heqja e sanksioneve kundër Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Herët të diskutohet heqja e sanksioneve kundër Rusisë

    Insajderi
    27 January 2017 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është shumë herët të diskutohet mundësia e heqjes së sanksioneve kundër Rusisë, porse shpreson të ketë “marrëdhënie të mira me Rusinë”.

    Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë së bashku me kryeministren britanike, Theresa May.

    May është udhëheqësja e parë botërore që takoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit të tij, javën e kaluar.

    “Sa u përket sanksioneve, është shumë herët të flitet për to”, tha Trump.

    Më herët, këshilltarja e lartë Trumpit, Kellyanne Conway, tha për Fox News se heqja e sanksioneve amerikane kundër Rusisë është “në konsiderim e sipër”.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Rusinë, pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishillin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Trump do të bisedojë përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 28 janar.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark