
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë të dielën atë që e quajti “paralajmërimi i fundit” për grupin militant palestinez, Hamas, duke i kërkuar t’i pranojë kushtet për lirimin e pengjeve nga Gaza në një marrëveshje të re.
“Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia. Tani është koha që edhe Hamasi t’i pranojë,” shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
“E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!”, shtoi ai.
Sipas kanaleve izraelite si N12 News, propozimi i ri përfshin një armëpushim gjatë së cilit Hofe të gjitha pengjet e mbetura duhet të lirohen në ditën e parë, në këmbim të lirimit të mijëra të burgosurve palestinezë dhe nisjes së negociatave për një marrëveshje të qëndrueshme përfundimtare të konfliktit Reuters.
Ndërkohë që Hamas-i ende po shqyrton propozimin, një zyrtar izraelit bëri me dije se Izraeli po e merr në konsideratë serioze, pa dhënë detaje shtesë.