Trump i shkruan letër Begajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump i shkruan letër Begajt

    Insajderi
    15 August 2025 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

    Në mesazhin dërguar kreut të shtetit shqiptar, Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin ShBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

    “Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, shkruan Trump në letrën drejtuar Begajt.

    Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës së Shqipërisë përcolli për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark