Trump i shkruan letër Von Der Leyen: Nga 1 gushti do t’i vendosim gjithë BE-së taksë tregtare prej kaq për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump i shkruan letër Von Der Leyen: Nga 1 gushti do t’i vendosim gjithë BE-së taksë tregtare prej kaq për qind

    Insajderi
    12 July 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se SHBA duke filluar nga 1 gushti do të vendosë tarifa tregtare prej 30 % për Bashkimin Evropia.

    Në një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump ka shkruar se : “Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do t’i ngarkojmë Bashkimit Evropian një tarifë prej vetëm 30 përqind për produktet e BE-së të dërguara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha Tarifat Sektoriale.”

    Presidenti amerikan ka shtuar tutje në letër se “Nëse për ndonjë arsye vendosni të rrisni tarifat tuaja dhe të hakmerreni, atëherë, pavarësisht numrit që zgjidhni t’i rrisni ato, do t’i shtohet 30 përqindëshit që ne ngarkojmë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark