Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Pete Hegseth, prezantues i ‘Fox News’ dhe veteran ushtarak sekretar mbrojtje.
Hegseth, 44 vjeç, i cili shërbeu në Afganistan dhe Irak, do të jetë përgjegjës për ushtrinë më të fuqishme në botë në rolin e tij të parë politik, raportojnë mediat amerikane, përcjell Insajderi.
Duke shpallur zgjedhjen e tij të martën, Trump e përshkroi atë si “të ashpër, të zgjuar dhe besimtar të vërtetë në Amerikën”.
Lajmi erdhi në të njëjtën ditë kur Trump njoftoi se një tjetër i sapoardhur politik, miliarderi Elon Musk, do të merrte një rol qeveritar për uljen e kostove.
Administrata e Trump po merr formë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar. Hegseth ishte një nga një sërë emërimesh sigurie që përfshinte gjithashtu zgjedhjen e Trump, John Ratcliffe për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). /Insajderi.org/