Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

    Insajderi
    16 September 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se Izraeli nuk do ta godasë më kurrë Katarin. “Nuk do ta godasë Katarin. Kanë qenë një aleat shumë i mirë për ne dhe shumë njerëz e dinë. Nuk do ta godasë me Katarin, por do t’u vihet pas (anëtarëve të Hamasit)”, tha Trump në një prononcim për mediat nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, përcjell A2 CNN.

    Javën e kaluar, Izraeli bombardoi kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënjestruar zyrat e drejtuesve politikë të Hamasit. Veprimi u dënua nga Europa dhe bota arabe, por edhe Trump shprehu pakënaqësinë e tij, duke deklaruar se nuk ishte njoftuar paraprakisht.

    Një ditë më parë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Izraeli nuk do t’i ndalojë sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit kudo ku ata janë. “E kam thënë vazhdimisht se vendimi i Izraelit për të vepruar kundër udhëheqjes terroriste të Hamasit në Katar ishte një vendim tërësisht i pavarur.  Ishte një vendim i marrë nga unë dhe shefat tanë të lartë të sigurisë. U krye nga ne dhe ne marrim përgjegjësi të plotë për të sepse besojmë se terroristëve nuk duhet t’u jepet strehë. Dhe njerëzit që planifikuan masakrën më të keqe të popullit hebre që nga Holokausti nuk mund të kenë imunitet. Kështu që e bëmë vetë, pikë”, tha Netanyahu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark