Trump: Ka ardhur koha për paqe në Ukrainë, SHBA duhet të kontribuojë si ndërmjetëse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Ka ardhur koha për paqe në Ukrainë, SHBA duhet të kontribuojë si ndërmjetëse

    Insajderi
    30 June 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ardhur koha për të arritur paqen në Ukrainë dhe SHBA-ja duhet të kontribuojë në procesin e paqes pikërisht tani duke vepruar si ndërmjetës.

    Kështu u shpreh për Reuters ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

    “Unë mendoj se gjëja më e madhe që SHBA duhet të bëjë tani është të bëjë paqe – të bashkojë Rusinë dhe Ukrainën dhe të bëjë paqe, tani është koha për ta bërë këtë,” tha Trump.

    Ish-udhëheqësi amerikan beson se Ukrainës mund të lejohet të mbajë atë që “fitoi”.

    “Mendoj se ata do të kishin të drejtë të mbanin një pjesë të madhe të asaj që fituan dhe besoj se Rusia do të pajtohej me këtë, por nevojitet një ndërmjetës apo negociator i vërtetë dhe ne nuk e kemi këtë tani”, theksoi ai./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark