Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Kam informacione të reja për sulmet e dyshuara kibernetike ruse

    Insajderi
    01 January 2017 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë se ka informacione të pazbuluara rreth sulmeve të dyshuara kibernetike ruse gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA të cilat planifikon t’i tregojë gjatë javës së ardhshme.

    Duke folur shkurtimisht para gazetarëve derisa shkonte në ndejën e Vitit të Ri në Florida, Trump është përgjigjur në një pyetje rreth këtyre sulmeve për të cilën ka thënë, “unë dij gjëra që të tjerët nuk i dijnë” dhe “ju do i zbuloni ato të martën apo të mërkurën (më 3 apo 4 janar)”.

    Ai gjithashtu ka thënë se beson që ndërhyrja në emailat e zyrtarëve të Partisë Demokratike tmund të jetë kryer nga “dikush tjetër” e jo Rusia. Ai ka thënë se ai di shumëçka rreth harkimit të kompjuterëve dhe se kjo “është një gjë që shumë vështirë verifikohet”.

    Javën e kaluar, qeveria amerikane ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe agjencive të inteligjencës ruse si masë ndëshkuese ndaj sulmeve kibernetike. Agjencitë e inteligjencës amëerikane thonë se ata besojnë që Moska ka urdhëruar sulmet me qëllim që Trump të fitojë zgjedhjet.

    I pyetur nëse ai do të takohet me presidenten e Tajvanit nëse ajo udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, Trump nuk e hodhi poshtë këtë duke thënë: “Të shohim”.

    SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin, të cilën Kina e konsideron krahinë të saj, shkruan rel.

    Trump ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme me shumë shtete, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

    Ai gjithashtu ka thënë se Izraeli është “shumë, shumë i rëndësishëm për mua.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark