Trump kërcënon Kinën me tarifë shtesë prej 50 për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump kërcënon Kinën me tarifë shtesë prej 50 për qind

    Insajderi
    08 April 2025 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump e ka kërcënuar Kinën me një tarifë shtesë prej 50% për mallrat e importuara në SHBA nëse nuk e tërheq kundër-tarifën prej 34%, pasi tregjet globale vazhdojnë të bien, raporton BBC.

    Pekini u hakmor të dielën, pas vendimit të javës së kaluar nga Trump për të vendosur një taksë 34% mbi importet kineze si pjesë e “Ditës së Çlirimit” të tij që vendosi një taksë minimale prej 10% për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të Amerikës.

    Në një postim në mediat sociale të hënën, Trump i dha Kinës deri të martën që të heqë kundërmasat e saj ose të përballet me taksën 50%.

    Në përgjigje, ambasada kineze në SHBA akuzoi Uashingtonin për “ngacmim ekonomik” dhe tha se Pekini “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e tij legjitime”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark