Trump kërcënon me tarifa deri në 35 për qind ndaj Japonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump kërcënon me tarifa deri në 35 për qind ndaj Japonisë

    Insajderi
    02 July 2025 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për të vendosur tarifa të reja të larta ndaj importeve japoneze, ndërsa afati për vendet që duan të negociojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në po afron.

    Duke folur për afatin e 9 korrikut, Trump tha se nuk është diçka që mendon ta shtyjë, duke lënë të kuptohet se vendimet do të merren brenda këtij kufiri kohor.

    “Nuk jam duke menduar ta zgjas. Kemi pasur marrëveshje me Japoninë, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë një të re. Dyshoj,” deklaroi Trump.

    Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA mund të vendosë tarifa deri në 30% ose 35% për importet nga Japonia, shumë më lart se tarifa 24% që ai kishte njoftuar më 2 prill, në atë që e quajti “Dita e Çlirimit”.

    Lëvizjet e reja tregtare të Presidentit Trump janë pjesë e përpjekjeve të tij për të rritur prodhimin vendas dhe për të ushtruar presion ndaj partnerëve ekonomikë të SHBA-së që, sipas tij, kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu amerikan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark