Kandidati republikan, Donald Trump, ka thënë se gjatë debatit të fundit rivalja e tij, Hillary Clinton, dukej mjaft në formë.
Gjatë një mitingu në New Hampshire, Trump tha se Clintoni kishte qenë plot energji në fillim të debatit, por në fund të tij mezi mbërriti deri te makina e saj.
Për këtë ai propozoi që të dy kandidatët të bëjnë testet për drogë para debatit të ardhshëm.
“Ne duhet që të bëjmë një test për drogë”, deklaroi Trump, pa përmendur prova që mund të mbështesnin pretendimet e tij.
Komentet e Trumpit duken si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga publikimi i një videoje, në të cilën ai ofendon femrat, gjë që më pas solli një varg akuzash për ngacmime seksuale, shkruan BBC.
Sipas ekspertëve, derisa Trump përballet me sulme të ashpra për sjelljen e tij, ai ka shtuar sulmet personale ndaj Clintonit.
Përveç kësaj, ai është përpjekur që të hedhë dyshime edhe mbi ndershmërinë e zgjedhjeve, duke thënë se ato po manipulohen nga mediet e korruptuar, që publikojnë gënjeshtra./Insajderi.com