Kandidati republikan për president, Donald Trump, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.
Trump, i cili më parë pat propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dje i është kthyer këtij propozimi, disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës.
Në rrjetin Tëitter ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”.
“Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kam kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”, ka thënë Trumb.
Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.