Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez

    Insajderi
    30 May 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një këshillë me tone humoristike presidentit francez Emmanuel Macron, pas publikimit të një videoje që u bë virale, ku duket sikur gruaja e Macron, Brigitte, e shtyn atë në fytyrë përpara derës së hapur të një avioni.

    “Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur”, ka thënë Trump.

    Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, raporton US Today.

    “Ai është mirë. Edhe ata janë mirë,” tha Trump. “Janë dy njerëz shumë të mirë. I njoh shumë mirë.”

    Nga ana tjetër, Macron e cilësoi si “përralla” spekulimin rreth videos me bashkëshorten e tij, duke thënë se pamjet tregojnë çiftin “duke bërë shaka mes tyre.” Videoja është xhiruar pas uljes së avionit të çiftit presidencial në Hanoi, Vietnam, gjatë një turneu në Azinë Juglindore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark