Aktivistët LGBT po përgatiten për beteja të vështira në vitet që do të vinë, pasi republikanët mbajnë kontrollin e Kongresit dhe Donald Trump u zgjodh Presidenti i SHBA-ve.
Kur Trump të marrë detyrën në janar, Partia Republikane do të jetë në kontroll të plotë si të ekzekutivit ashtu edhe të legjislativit për herë të parë që nga viti 2005.
Kjo do të thotë se ka pak shanse që demokratët të ndërpresin sulmet e republikanëve kundër të drejtave LGBT, me Obamën që ka përdorur kompetencat ekzekutive për të mbrojtur barazinë të përparojë në Kongres – diçka që Trump ka premtuar të mos e bëjë.
Platforma republikane e miratuar në fillim të këtij viti përmban disa nga dispozitat më anti-LGBT që janë parë ndër dekada, duke sulmuar adoptimin brenda të njëjtit seks dhe kundërshtuar ndalimin e terapisë për ‘kurën gej’, ndërsa ligjvënësit kanë hartuar projektligje që rikonfirmojnë përjashtimin e “lirisë fetare” nga ligjet e anti-diskriminimit.
Presidenti i zgjedhur nuk ka dhënë akoma një plan të politikave të tij për të drejtat LGBT, si dhe nuk ka asnjë plan të politikave për HIV / AIDS.
Shumë i moderuar mbi çështjet LGBT, Trump shumicën e kohës ka adoptuar një numër politikash evangjeliste.
Zëvendëspresidenti i tij Mike Pence, ka konfirmuar një plan për të hequr mbrojtjen e Barack Obamës për njerëzit LGBT, si pjesë e një rishikimi të “menjëhershëm” të urdhrave ekzekutivë të nxjerra nga Presidenti Obama.
Gjithashtu, presidenti i zgjedhur Trump ka premtuar të nënshkruajë Dekretin e Parë të Amendamentit të Mbrojtjes, një ligj që do të lejojë forma diskriminimi anti-LGBT në bazë të fesë.
Në një fjalim me interes nga grupet katolike, Z. Trump ka konfirmuar se ai nuk do të vërë veton për ligjin, i cili ndalon qeverinë nga marrja e ndonjë “veprimi kundër një personi mbi bazën se ai person beson ose vepron në përputhje me një besim fetar ose bindje morale që martesa është ose duhet të njihet si bashkimi i një burri dhe një gruaje”.
Ligji i shkruar gjerësisht do të legalizojë pjesërisht diskriminimin fetar kundër njerëzve LGBT në të gjithë sektorët, që nga puna, kujdesi shëndetësor, dhe e ndalon qeverinë të ndërhyjë.
Për të kaluar Dekretin e Parë të Amendamentit të Mbrojtjes, Trump dhe Pence do të duhet të shfuqizojnë urdhërin ekzekutiv të vitit 2014 të Barak Obamës që ja shtoi mbrojtjen e personave LGBT nga diskriminimi edhe kontraktorëve federalë.
Mike Pence e konfirmoi këtë qëllim, duke u zotuar që do të shkurtojë urdhërat e presidentit Obama për të drejtat LGBT në mënyrë që “çështja transgjinore për tualetet të mund të zgjidhet në nivel lokal”.
Po kështu, fitorja Republikane konfirmon se Akti i Barazisë i mbështetur nga demokratët- një projekt-ligj që do të ndryshojë Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 që më në fund do të bënte të jashtëligjshëm diskriminimin në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual në një nivel federal – tani është efektivisht i vdekur.
Plani i Donald Trumpit për Gjykatën Supreme gjithashtu ngre pyetje në ndikimin e saj në të drejtat LGBT.
Si President, ai ka të ngjarë të jetë përgjegjës për plotësimin e dy ose tre vendeve në gjykatën më të lartë në SHBA, ku gati tërë betejat për të drejtat e komunitetit LGBT janë vendosur nga një shumicë e ngushtë prej 5-4.
Gjatë debateve presidenciale, Trump ka konfirmuar se ai do të emërojë gjyqtarë të ngjashëm me të ndjerin Antonin Scalia, i cili kundërshtoi dekriminalizimin e marrëdhënieve seksuale homoseksuale dhe shkroi një mospajtim të ashpër ndaj vendimit të barazisë martesore.
Një listë e ngushtë publike kandidatësh për Gjykatën Supreme të publikuara nga Z. Trump përmban vetëm konservatorë anti-LGBT, pasi ai tha se do të “konsideronte” të përdorte emërimet e tij për të përmbysur barazinë martesore.
Në qoftë se një shumicë anti-LGBT emërtohet në Gjykatën Supreme, mund të vendoset një precedent i dëmshëm mbi të drejtat LGBT për dekada të tëra, jo vetëm për katër vjet.
Ka shumë çështje që mund të përfundojnë në gjykatë – nga të drejta transgjinore, në mbrojtje kundër diskriminimit, në problematika nga vendimi i martesës së vitit 2015 brenda të njëjtit seks – të cilat mund të pengohen.
Z. Trump ka pohuar mbështetjen e tij për ligjet shtetërore vendore anti-transgjinore, edhe pse ai nuk ka një politikë të deklaruar kombëtare për këtë çështje.
Chad Griffin i Fushatës për të Drejtat e Njeriut (HRC) ka premtuar ta luftojë atë.
Ai tha: “Gjatë gjithë historisë së vendit tonë, ne jemi përballur me pengesa shkatërruese duke u përpjekur të kemi një bashkim më të përsosur. Por edhe në momentet më të errëta, amerikanët kanë patur guximin dhe këmbënguljen për të luftuar. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të sotshme na thonë të takohemi nesër me të njëjtën vendosmëri.
“Ky është një moment i rëndësishëm për kombin tonë dhe për lëvizjen LGBTQ. Zgjedhja e një njeriu që qëndron kundër vlerave tona më themelore na ka habitur të gjithëve. Do të ketë kohë për të analizuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve, por nuk mund ti lejojmë vetes të pushojmë. Ne duhet të përballemi tani me këto sfida.
“Gjatë 18 muajve të fundit, Donald Trump dhe Mike Pence kanë mbjellë qëllimisht frikë dhe përçarje për qëllime cinike politike. Tani ata përballen me vendimin nëse do të qeverisin në këtë mënyrë apo jo. Ne shpresojmë, për hir të kombit tonë dhe të komunitetit tonë – që përfshin gratë, njerëzit me ngjyrë, ata me aftësi të kufizuara, emigrantët dhe njerëzit e të gjitha besimeve dhe traditave – që të zgjedhin një tjetër rrugë.
“Nga ana jonë, HRC do të vazhdojë luftën për barazi dhe drejtësi për të gjithë, me urgjencën më të madhe dhe më me vendosmëri se kurrë më parë. Duhet ta bëjmë. Jetët tona varen nga kjo.”
Z. Griffin shtoi: “Pavarësisht nga rezultati i kësaj gare presidenciale, ne e dimë se rrjedha është kthyer në mënyrë të pakthyeshme në favor të barazisë LGBTQ. Sot, ne marrim forcë nga shumica e amerikanëve, të cilët besojnë se ja vlen të luftosh për jetët dhe të drejtat tona.
“Në Karolinën e Veriut, duket se kemi mundur Guvernatorin e urryeshëm Pat Mccrory dhe ndihmuam të zgjidhet Roy Cooper për shfuqizimin e HB2. Ne ishim krenarë që mbështetëm Hillary Clinton, dhe ajo bëri histori si kandidatja më pro-barazisë që ka kandiduar ndonjëherë për presidente të Shteteve të Bashkuara.
“Humbjet që pësuam sonte demonstrojnë se fitoret tona të ardhshme do të na kërkojnë të gërmojmë më thellë dhe të punojmë më shumë që të vazhdojmë të përthyejmë harkun moral të universit drejt drejtësisë dhe barazisë. Ne duhet të luftojmë për të mbrojtur përparimin tonë, dhe për të kufizuar dëmin që Donald Trump ka premtuar.
“Për çdo person LGBTQ anembanë kombit tonë të habitur dhe të dëshpëruar, dhe që pyesin në se kanë një vend në atdheun tonë sot, unë ju them këtë: E keni. Mos lejoni kurrë askënd t’ju thotë ndryshe. Jini të guximshëm, të fortë, dhe vazhdoni të luftoni për parimet që e kanë bërë gjithmonë Amerikën të madhe.
“Në një kohë si kjo, ne nuk e ulim ritmin. Ne e dyfishojmë atë. Nesër, HRC do të punojë përsëri, më e vendosur dhe e fokusuar në misionin tonë për të patur një botë në të cilën çdo person i vetëm LGBTQ është i sigurtë, i barabartë dhe me vlerë.”
Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë detyrën në janar./A.A